EMRAT/ Plagosën me kaçavidë 23-vjeçarin, dy të arrestuar në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona, të cilët ditën e djeshme plagosën me kaçavidë një 23-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në fshatin Çërravë të Pogradecit, ndërsa i plagosuri u transportua në spitalin Traumës.

Blutë informojnë se në pranga kanë rënë shtetasit Hristos L., 17 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe Erton Lipo, 23 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Këta shtetas, ditën e djeshme, janë përfshirë në një konflikt fizik, për motive të dobëta, në fshatin Çërravë, ku H. L. ka plagosur me kaçavidë, shtetasin M. L., 23 vjeç, banues në Leshnicë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa E. L. ka goditur me mjete të forta dhe me kaçavidë, shtetasin J. L., 22 vjeç, banues në Çërravë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, në këtë konflikt janë përfshirë edhe 2 shtetas të tjerë, të cilët nuk kanë marrë dëmtime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com


Shtuar 8.11.2023 12:05