Katër shqiptarë janë plagosur dhe një është ende i zhdukur si pasojë e përplasjes fatale mes trenave në Greqi, në qytezën Tempe afër Larisës, rreth 380 kilometra në veri të Athinës.
Të plagosur kanë mbetur Olta Kulla, Anisa Luri, Roberto Drishti dhe Elisa Paço.
Ndërkohë, Denis Ruçi është i zhdukur dhe po kërkohet nga familjarët e vet.
Numri i viktimave nga përplasja fatale e trenave në Larisa ka shkuar në 40, ndërsa janë 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Greqia ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas tragjedisë së rëndë dhe flamujit janë ulur në gjysmështizë. /albeu.com