EMRAT/ Njëri në pikëpyetje, 4 të konfirmuar, kush janë kandidatët e PS për qarkun e Tiranës

Edi Rama dhe kryesia e PS-së e kanë të qartë tashmë për pjesën më të madhe të bashkive se cilin do të kandidojnë për të marrë një mandate tjetër në emër të partisë që është në maxhorancë, megjithatë janë disa bashki, për të cilat po negociohet ende edhe me faktorët lokalë për të mos krijuar rrjedhje në zgjedhje, duke ditur që kreu i qeverisë është një përllogaritës i “fiksuar” i detajeve në rastet kur bëhet fjalë në situate zgjedhore.

Panorama është e qartë për qarkun e Tiranës, ku Veliaj është besuar për të kërkuar një mandat të tretë në krye të kryeqytetit, ndërsa rikonfirmohen Rakip Sulid he Redjan Krali.

AlbEu.com mëson PS është ende në diskutim për emrin e Edison Memollës në Rrogozhinë, ndërsa është konfirmuar Blerim Shera në Vorë.

Konfirmimi i emrave pritet të bëhet më datë 25 mars nga kryesia e PS-së.

Qarku Tiranë

Bashkia TiranëErion Veliaj

Bashkia KamzëRakip Suli

Bashkia RrogozhinëNë diskutim

Bashkia VorëBlerim Shera

Bashkia KavajëRedjan Krali

/albeu.com