Është ngritur komisioni për drejtimin e punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Me votat unanime të demokratëve në Pallatin e Kongreseve, si kryetari i këtij komisioni u zgjodh Jemin Gjana.
Ndërsa anëtarë të tjerë të komisionit janë Gazment Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka.
Kujtojmë se Basha ka thirrur sot Kuvendin Kombëtar për të riorganizuar opozitën pas kundërshtive që lindën në radhët e saj lidhur me përjashtimin e ish kryetarit Berisha nga grupi parlamentar, si politikan i përcaktuar i papërshtatshëm nga SHBA, së bashku me familjen.
Nga ana tjetër, Komisioni i rithemelimit të PD-së ka organizuar referendumin për shkarkimin e Bashës dhe për ratifikimin e vendimeve të Kuvendit të Berishës, të mbajtur në stadiumin Air Albania./albeu.com/