Sot do të zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Mësohet se sot do të dëshmojnë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i PS, Alqi Bllako, dhe ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri.
Kujtojmë se ditën e djeshme u zhvillua një mbledhje maratonë në komisionin për inceneratorët, që nisi në orën 11:00 dhe përfundoi pas mesnate. Mbledhja e djeshme, ku dëshmuan kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ministrja e Transportit, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, si dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, u shoqërua me shumë tensione dhe debate./albeu.com