Emrat/ Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Korçës, kush ikën dhe vjen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur disa ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Korçës.

Ndryshimet kanë ndodhur pas marrjes së gradave, teksa mësohet se brenda pak ditësh kanë marrë pozicione të ndryshme disa nga drejtuesit e seksioneve dhe komisariateve.

Më konkretisht, Ardrit Elmazi me detyrë zëvendës drejtor i krimeve në këtë drejtori, është emëruar në Kukës në postin e drejtorit të kufirit.

Në vend të tij është emëruar Lorenc Meta, i cili mbante më herët postin e zëvendës drejtorit të policisë Elbasan.

Në Maliq, është komanduar shef komisariati Arjan Boçi, i cili ka patur detyrën e shefit të krimeve në këtë komisariat, pasi Fabiol Qose u emërua asistent i drejtorit të DVP Korçë, pasi drejtoi këtë komisariat për një periudhë prej 2 vite e gjysmë.

Lëvizje ka patur edhe në seksione, konkretisht në seksionin e drogës ku shef u emërua komisar Sefedin Balliu, ndërsa shef i krimeve të rënda u emërua kryekomisar Asllan Zhivanaj.


Shtuar 17.07.2024 15:42