EMRAT/ Megaoperacioni i SPAK/ Arrest shtëpie për ish-gjyqtaren e Elbasanit dhe zv.drejtorin e burgut të Bradasheshit

Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, ka lëshuar 36 urdhër-arreste në Durrës, Tiranë, Elbasan. Lidhur me këtë operacion të SPAK, që është shtrirë në të gjithë vendin, të tjera detaje janë zbardhur.

Mësohet se në shënjestër për t’u arrestuar, janë vënë personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Mësohet se janë lëshuar deri më tani 36 urdhër arreste, ndërsa bëhet e ditur se ky operacion është vazhdim i “Plumbit të Artë” që vuri në pranga Nuredin Dumanin, rrëfimet e të cilit zbardhën shumë ngjarje kriminale.

Gjithashtu, mësohet se është caktuar një masë sigurie “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe zv. Drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj.

Operacioni ka ardhur pas transkriptrimeve të aplikacionit SKY ECC, por edhe nga dëshmitë e disa prej personave që kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë.

Po ashtu, mësohet se subjekt i këtij operacioni dyshohet se mund të jenë edhe zyrtarë shtetërore.

Operacioni është i shtrirë në disa qytete të Shqipërisë, por me fokus qytetin e Elbasanit.


Shtuar 31.07.2024 11:39