EMRAT/ Maliq Marku mori armën dhe vrau Shefqet Hasën në Laknas të Tiranës, një i plagosur: Si ndodhi ngjarja

Foto ilustruese

Një ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në fshatin Laknas të Tiranës ku nga të shtënat mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër. AlbEu mësoi se policia arrestoi menjëherë pas krimit një 70-vjeçar si autor të dyshuar të ngjarjes së rëndë.

Pas arrestimit të autorit, policia po punon për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka ndodhur pas një sherri për motive banale.

Autor i krimit dyshohet se është një burrë rreth 70 vjeç, i quajtur Maliq Marku, i cili ka qëlluar me armë në drejtim të dy personave duke lënë të vdekur në vend një 55-vjeçar, të identifikuar si Shefqet Hasa, kurse 50-vjeçari besim Keça mbeti i plagosur.

Njoftimi i policisë

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com


Shtuar 30.11.2023 14:59