EMRAT/ Kush ishin çifti që humbi jetën pas vrasjes së dyfishtë në Divjakë

Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka ekzekutuar me armë zjarri gruan e tij, Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në fshatin Babunjë të Divjakës, në banesën ku jetonte çifti.

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se si provë materiale është sekuestruar amr e gjahut me të cilën është kryer krimi i dyfishtë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë, nëse dyshja kanë pasur konflikte të vazhdueshme, apo ka qenë një sherr momental.

Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak ditë pasi Elton Metaj ekzekutoi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj, krim që tronditi të gjithë vendin dhe solli protesta.

Njoftimi i Policisë:

Divjakë/Informacion paraprak. Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 18.09.2021 19:03