Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar regjistrimin e 11 partive politike si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 6 marsit.
Ndërkohë koalicionit “Shtëpia e Lirisë” i është lënë edhe 24 orë kohë në dispozicion për t’u regjistruar si koalicion.
“Miratohet regjistrimi i PS, PD. Miratohet regjistrimi i LSI, si subjekt, vendosim vetëm LSI, nuk e keni partia më duket. S’e mbaj mend në zgjedhjet e 25 prillit e keni vetëm lsi etj. Sikurse është e parashikuar dhe në aktin përkatës të KQZ brenda 24 orëve partitë kanë të drejtën për të paraqitur kërkesën për tu regjistruar si koalicion. Kërkesat paraqiten jo më vonë se 24 orë nga momenti kur është marrë vendimi për regjistrimin e partive”, tha Celibashi.
Partitë e regjistruara:
Partia Socialiste të Shqipërisë
Partia Demokratike të Shqipërisë
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Lëvizja e Re
Partia Fryma e Re Demokratike
Partia Kristian Demokrate
Partia Demokristiane e Shqipërisë
Partia e Reformave Demokratike të Shqipërisë
Partia Bashkimi Demokrat
Partia Lëvizja e Legalitetit
Partia Balli Kombëtar Demokrat/albeu.com/