EMRAT/ Këta janë 4 të arrestuarit të “Varri i Bamit”

Erjon Prengaj, Altin Gega (Çoku), Taulant Çoku dhe Gentjan Kore janë katër personat e vënë në pranga në kuadër të operacionit të zhvilluar në zonën e njohur si “Varri i Bamit”.

Mësohet se Prengaj dhe Gega janë arrestuar teksa ndodheshin brenda një mjeti tip “Volvo”, ndërsa Kore është pikasur në lulishten pranë kësaj makine.

Edhe Taulant Çoku ka qenë në këmbë, në trotuar pranë automjetit tip “Volvo”, poshtë të cilit u gjet një sasi kokaine prej 1 kilogram e 128 gramë. Kokaina ishte fshehur në kuti picash.


Shtuar 27.07.2021 20:27

koment