Policia britanike ka arrestuar 5 shqiptarë, disa prej të cilëve kishin mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone,, pasi u kapën në një fermë kanabisi në një fshat në Norfolk.
Lokalizimi dhe kapja e tyre u bë me ndihmën e një droni të policisë, pasi 5 të rinjtë ia mbathën kur panë oficerët të hynin në objektin ku po kultivohej lënda narkotike.
Gjykata e Norwich Crown dëgjoi dëshminë e 5 shqiptarëve; Hysen Kodra, 33 vjeç, Kristjan Pergjeci, 23 vjeç, Aldito Drobaj, 22 vjeç, Emirjan Gatali, 29 vjeç dhe Bledar Troka, 34 vjeç, të cilët thanë se ishin kopshtarë të kanabisit. Ata u lanë në burg./albeu.com




