EMRAT/ Ishte duke parkuar makinën, dhunohet punonjësi i policisë në Fushë-Krujë, identifikohet autori

Një punonjës policie është dhunuar këtë të premte në Fushë-Krujë, teksa po parkonte makinën e tij.
policia natën

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se bëhet fjalë për policin e identifikuar si E. Kasmi, i cili u dhunua fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij.

Në momentin e sulmit polici ka qenë jashtë shërbimit.

Mësohet se autori i dyshuar i sulmit është Aranit Merlika. Pas ngjarjes Policia ka ushtruar kontroll në shtëpine e Merlikës.

Efektivi ndodhet aktualisht në komisariatin e zonës, ku ka bërë denoncimin për ngjarjen.

Ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Shtuar 19.09.2025 21:06