EMRAT/ Identifikohen edhe dy viktima të tjera nga aksidenti tragjik në Kroaci

Janë identifikuar dhe 2 viktima të tjera nga aksidenti tragjik në Krocani, ku humbën jetën 10 shtetas nga Kosova dhe u plagosën mbi 40 të tjerë.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifaj, ka njoftuar se dy nga 10 janë nga Komuna e Rahovecit.

“Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël dhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, janë dy viktimat e konfirmuara nga komuna e Rahovecit, për të cilët lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, dhe të gjithë ne”, ka njoftuar Latifi, duke iu shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi dje në Kroaci, ku autobusi nga Kosova doli nga autostrada ndërmjet Zagrebit dhe kufirit të Serbisë, afër Slavonski Brodit./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 09:06

Tags: ,