Dy ditë më parë, komisioni i posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, përfundoi vlerësimin e kritereve ligjore të kandidatëve, ku u kualifikuan 11 kandidatë.
Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, do të mbyllet të premten, ku edhe ministri i Brendshëm do t’i propozojë kryeministrit, emrin.
Nesër do të nisin edhe seancat dëgjimore të kandidatëve përballë komisionit të posaçëm, ku kandidatët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e policisë së shtetit.
Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë.
Një nga kandidatët më me shumë pikë, emri i të cilit do i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm.
Kandidatët në garë:
1-Adriatik Tafçiu
2-Altin Mena
3-Ardian Çipa
4-Gentjan Shehaj
5-Idajet Faskaj
6-Ilir Proda
7-Lutfi Minxhozi
8-Neritan Nallbati
9-Pëllumb Seferi
10-Rebani Jaupi
11-Skënder Hita
Kujtojmë që një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se nga gara u skualifikuan 4 kandidatë, pasi nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri.
Kandidatet e skualifikuar:
1-Shemsi Premci
2-Ibrahim Disha
3-Hajrulla Xhivini
4-Sami Rasha