EMRAT/ Dy të plagosur me thikë në Sarandë, policia në kërkim të autorit

Një 54-vjeçar dhe një 62-vjeçar janë plagosur me thikë në Sarandë. Edmond Sulo dhe Spiro Llambi janë paraqitur në spital me plagë në kokë dhe një poshtë sqetullës.

Sipas informacioneve paraprake, 54-vjeçari po merr ndihëm e mjekësore në  urgjencën “Stefan Mekshi” të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2. Policia ndodhet në vendngjarje, ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.

Reagimi i policisë: 

 

 

Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 3.06.2023 14:48