EMRAT/ Babë e Bir tregtar heroine! Shpërndanin drogë me BMW me targa të vjedhura, prangosen

Bab e bir kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit pasi dyshohet se shpërndanin heroinë më makinë të vjedhur.

Në pranga kanë rënë shtetasit Medjon Karamani (Sulko), 26 vjeç, dhe Mario(Barjam) Karamani, 56 vjeç.

Sasia e heroinës ishte e shpërdarë në pako të shumta dhe ishte gati për t’u hedhur në treg.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrur lënda narkotike e dyshuar heroinë, një automjet tip “BMË”, 4 aparate celularë, si dhe 4 palë targa të automjeteve të ndryshme të dyshuara të vjedhura.

Ndërkohë, gjatë aksionit policor janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore për dy shtetas që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetin e Fierit, është organizuar puna për goditjen dhe dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Fier, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, kapën me një sasi lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në doza gati për shitje, shtetasin Medjon Karamani (Sulko), 26 vjeç, banues në Bitaj, Kolonjë, Lushnjë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve operacionale, u kap në flagrancë në banesën e tij në fshatin Bitaj, edhe shtetasi Mario(Barjam) Karamani, 56 vjeç, me një sasi lëndë narkotike e dyshuar heroinë e gatshme për t’u shitur.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Vjedhja”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike e dyshuar heroinë, një automjet tip “BMË”, 4 aparate celularë, si dhe 4 palë targa të automjeteve të ndryshme të dyshuara të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 36 vjeç, banues në fshatin Sheq Marinëz, Fier, pasi në fshatin Sheq Marinëz, në dyqanin në pronësi të shtetasit E. G., 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta i ka shkatërruar sendet në dyqan dhe ka tentuar ta godasë me mjetë prerës (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po nga këto struktura, u arrestua për veprën penale “Përndjekja” shtetasi Dh. (E). D., 34 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 37 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 31.08.2021 11:11

Tags: