EMRAT/ Aksident në Gramsh, plagosen tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Kacivel në Gramsh. Paraprakisht raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Tre personat e plagosur janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gramshit.

Bëhet fjalë shtetasit Elton Kotorri, 42 vjeç, Sokol Berdellima, 35 vjeç si dhe Bedrane Menko, 48 vjeçe.

Policia dhe grupi hetimor po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Albeu.com.