Një aksident është regjistruar në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Sheqmusalala.
Sipas informacioneve, një automjet ka qenë duke udhëtuar dhe ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja.
Policia e qarkullimit rrugor, është në vendngjarje, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
E plagosura është dërguar në spitalin rajonal Fier, ku ka marr ndihmën mjekësore e janë jashtë rrezikut për jetën
Të plagosur
Arqile Pjetri 73-vjeç nga Sheq i Madh, Fier
Pranvera Bejo, kunata e shoferit
Ishin duke udhetuar nga TP për në drejtim të Fierit, Bejo po merr mjekim në spitalin Fier.
Ka qenë një përgjumje në drejtim mjeti ç`ka ka bërë të humbi kontrollin mbi mjet, nuk isha më shumë se 80 km në orë, pohoi drejtuesi i mjetit.