Janë lënë në burg 8 persona të arrestuar për tenderin 7 milionë lekësh për blerjen e një autoshkalle për zjarrëfikësen e Durrësit.
Ky vendim nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit la në burg shtetasit: Adriatik Velaj, Muhamed Likazhiu, Artan Taho, Kastriot Beqaraj, Gjergj Markolaj, Indrit Marmuhaj, që janë të gjithë zyrtarë të Bashkisë.
Ndërsa në burg nga firmat private janë lënë Albjon Bushi dhe Riza Sulaj.
Masa “arrest në shtëpi” Lulzime Rami administratore e shoqërisë R&R Group sh.p.k. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Elona Ramin, pronare e kompanisë R&R Group sh.p.k.
Operacioni i SPAK u zhvillua më 29 tetor pasi sipas hetuesëve të gjithë personat në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën në periudhën Maj-qershor 2020.
Tenderi i periudhës maj-qershor 2020 me fond limit 7 milion lekë u përfshinë dy kompani private R&R GRUOUP, e favorizuar për të fituar tenderin me ofertën 6.700.000, ndërsa Klosi-R COMPANY që fitoi tenderit ka ofruar ofertën më të ulët 5.500.000 lekë. Por mjeti i blerë, tip zjarrfikës nuk ishte funksional. /albeu.com/