Emisioni i RAI3/ Klevis Balliu: U vërtetuan akuzat e opozitës për narkoshtetin, çohuni dhe mbroni veten tuaj

Ditën e sotme, përmes një postimi në llogarinë  e tij në “Facebook”, shefi i organizimit në Partinë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu, emisionin e fundit të RAI 3 për vendin tonë, e ka cilësuar si “kambana tronditëse për shtetin dhe kryeministrin narkotrafikant”.

Gjithashtu, Balliu thekson se shtypi botëror ka demaskuar atë që opozita e ka thënë prej kohësh tashmë lidhur me qeverinë, teksa ka bërë thirrje që populli të ngrihet të mbrojë veten.

Balliu:Shtypi botëror demaskon me fakte njesoj si opozita. E cila ka shperthyer prej vitesh ne akuza per kete situate te rende kriminale dhe akteve te nje tradhtie kombetare. Media shteterore Italiane dhe Build me ze dhe figure te Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj denoncon lidhjet me krimin. Korrupsioni, krimi organizuar, droga dhe kriptovaluta, jane adresa themelore e qeverise dhe kryeministrit te saj.
Kryetari bashkise, ministrat dhe kapistrat e qeverisjes, i gjithe ingranazhi shteteror jane te molepsur, te perfshire ne droge dhe vjedhje, vrasje dhe kercenime.

Per shkak te degradimit, narkotrafikanti Edi Rama ka nxjerr ne shitje atdheun. Dhe po i fut nje thike ne zemer fateve perspektive te tij. Kembanat bucasin! Shpirti shqiptar eshte goditur ne palce. Cohuni! Mbroni veten, vetja juaj eshte atdheu juaj. Eshte shume e thelle plaga e krimit por ta dini qe eshte me e thelle ajo qe ska dale akoma”.