Në bashkinë e Durrësit janë numëruar 312 kuti nga 342 në total. Sipas të dhënave të deritanishme në avantazh është kandidatja socialiste, Emiriana Sako, e cila ka marrë 55.59% të votave, pra 44.295 vota.
Ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Futojmë”, Igli Cara ka marrë 44.41% të votave, 35.382 vota në total. Rezultatet e deritanishme janë në shenjë e mirë për kandidaten socialsite, e cila duket se është shumë pranë fitores.
Sako ka falenderuar votuesit që i dhanë votën, duke u zotuar për më shumë punë e projekte për qytetin. Ajo është ka falenderuar votuesit që i dhanë votën, duke u zotuar për më shumë punë e projekte për qytetin.
“Besimi dhe angzhimi i madh që është bërë në këtë fushatë është shumë domethëns. Faleminderit. Ne do të bëjmë siç kemi bërë gjithmonë, me këtë besim që na kanë dhënë qytetarët e Durrësit, kemi shumë punë për të bërë me projekte transformuese në këtë mandat”, u shpreh Sako./albeu.com/