Emina Çunmulaj viziton memorialin përkujtimor Potoçari në Srebrenicë: Një udhëtim emocional, bota nuk duhet kurrë ta harrojë këtë

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin ku prehen viktimat e masakrës së vitit 1995 gjatë luftës në Bosnje.

Në llogarinë e saj në Instagram, Emina ka ndarë disa fotografi ku shihet e mbuluar me shami, ndërsa ecën mes varreve të të vrarëve. Pamjet, të ngarkuara me emocion, shoqëroheshin me një mesazh të fuqishëm reflektimi dhe kujtese.

Postimi i saj ka marrë shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar gjestin e modeles për të nderuar viktimat dhe për të rikujtuar rëndësinë e mos-harrimit të tragjedive historike.

Emina Çunmulaj, e cila prej vitesh jeton dhe punon në SHBA, është e njohur për angazhimin e saj në kauza humanitare dhe për mbështetjen që i jep çështjeve që lidhen me paqen dhe drejtësinë.


Shtuar 13.08.2025 10:03