Emigrantët shqiptarë rikthehen në punë pas festave, fluks në Kapshticë dhe Qafë – Thanë

Pas festave të fundvitit qytetarët shqiptarë rikthehen në vendet e punës.

Fluks automjetesh është regjistruar ditën e sotme, në dalje të pikës së kalimit në Kapshticë.

Të dhëna zyrtare thonë se përgjatë 24 orëve te fundit kanë dalë 3098 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Në Qafë-Thanë, kanë hyrë 2552 dhe kanë dalë 2343 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Vetë qytetarët thonë se pasi kanë kaluar festat pranë familjarëve të tyre po rikthehen në vendin fqinj aty ku jetojnë prej vitesh.

Pavarësisht masave të pandemisë nuk ka patur probleme në kufi./albeu.com


Shtuar 3.01.2022 14:01