Gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, është shtuar fluksi i automjeteve.
Sipas autoriteteve doganore gjatë 24 orëve të fundit, kanë dalë drejt Greqisë 8558 shtetas ndërsa një numër më i vogël ka hyrë në vendin tonë, 2271 shtetas.
Të gjithë ata shtetas që hynë në vendin tonë, për të festuar Pashkën dhe të shfrytëzonin ditët e pushimeve në vendlindje duket se i kanë përfunduar, ata po kthehen në vendin ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh dhe vetëm 48 orët e fundit nga kjo pikë ka dalë një numër i lartë qytetarësh, sipas shifrave kanë dalë rreth 14 mijë shtetas.