Emigrantët largohen pas festave, fluksi në Kapshticë pritet të rritet në ditët në vijim

Pasi kanë kaluar festat e fundvitit pranë familjeve, emigrantët shqiptare kanë filluar të rikthehen në vendet e tyre të punës.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës situata paraqitet e qetë në këtë fillim viti, teksa janë marrë të gjitha masat për përballimin e fluksit të lëvizjeve.

E qetë paraqitet situata edhe në piken e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut në Qafë-Thanë.

Pritet që fluksi i lëvizjeve të jetë edhe më i lartë gjate ditëve në vijim.