Festa e Pashkës mbaroi dhe emigrantët po rikthehen në vendet e tyre të punës.
Sot në pikën kufitare të Kapshticës janë regjistruar radhë të gjata makinash me emigrantë që presin të kthehen në vendet e tyre të punës në Greqi.
Burime bëjnë me dje se pala shqiptare po punon me sportele maksimale, tre në dalje dhe tre në hyrje.
Nga ana tjetër pala greke po punon me sportele të reduktuara, e për pasojë janë krijuara radhë të gjata automjetesh në kufi./albeu.com/