Këtë të premte, Ermal Jauri, është emëruar drejtori i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar. Ai zëvendëson Altin Janin, i cili u lirua nga kjo detyrë me vendim të zv kryeministres Albana Koçiu.
Jani mbante këtë post që nga viti 2024, dhe u bë pjesë e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar në vitin 2012.
Të lidhura
None found
Njoftimi:
PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË SIGURISË SË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 67, dhe të nenit 66, të ligjit nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Altin Jani, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ermal Jauri emërohet drejtor i përgjithshëmi Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR Albana Koçiu

