Avokati Saimir Visha, daja i Elsa Lilës qëndroi në heshtje kur në vend po “zinte” lajmi se këngëtarja dhe mbesa e tij është arrestuar në mesin e 13 personave që trafikonin lëndë narkotike midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës.
Ai foli vetëm para dy ditësh, ku dha lajmin se mbesa e tij është lënë e lirë.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën”, tha Visha.
Më pas në rrjetet sociale, avokati publikoi një foto duke qeshur me mbesën e tij më mbishkrimin: Qesh mirë kush qesh i fundit!.
Por një ndjekës i tij besnik dhe i vëmendshëm i ka vënë në dukje se në fakt foto që Vishaj ka publikuar është e 4 viteve më parë. Ndjekësi i tij pretendon se avokati Saimit Visha po gënjën për lirimin e këngëtares.
“O Sajmir, kete foton e ke perpara nga 4 viteve se ne profilin tënd e kemi parë! Ti tani nuk je kaq i shëndoshe, perkundrazi je dobesuar shumë, kur u shendoshe dhe u dobesove ti para nje viti????? Elsa nga foto e arresitimit floket nuk i koshte kaq te shkurter! Sapo doli bga burgu, preu floket ajo?
Dhe e fundit!
La republica jo me larg se para nje jave, ka publiku nje artikull, ku flet edhe per mbesen tende, qe eshte nen hetim!
Ndaj…mos genje me!”, i shkruan ai.
Mediat italiane të cilat i kushtuan artikuj të veçantë këngëtares shqiptare kur u arrestua, në fakt nuk kanë raportuar diçka për lirimin e saj nga burgu./albeu.com/