Eliminoi gruan dhe 4 fëmijët, vihet në pranga 33-vjeçari francez

Një ngjarje e rëndë u raportua në Paris, ku pesë trupa të pajetë janë gjetur në një qytet në veri-lindje.

Nëna bashkë me katër fëmijët e saj, është gjetur e pajetë në banesën e saj.

33 vjeçari i dyshuar për eliminimn e partneres së tij 35-vjeçare dhe 4 fëmijëve të tyre, 10, 7, 4-vjeç e 9 muaj, u arrestua këtë të hënë në Meaux (Seine-et-Marne).

33-vjeçari tashmë i njohur për autoritetet, është arrestuar në shtëpinë e babait të tij.

Sipas Actu17, i dyshuari është parë në Sevran gjatë natës.

Makina e tij u gjet pak orë pasi policia gjeti trupat e pajetë të nënës dhe fëmijëve të saj.

Sipas informacioneve, gjithçka nisi kur një shoqe e 35-vjeçares njoftoi komisariatin e Meaux mbrëmjen e së hënës, pasi nuk kishte marrë vesh asnjë lajm nga ajo.

Policia dhe shërbimet e urgjencës shkuan më pas në vendngjarje.

Burri, sipas një burimi pranë hetimeve, vuan nga “çrregullime mendore”.

Ai është hetuar në vitin 2019 për akte të dhunës në familje, sipas të njëjtit burim.

Ai dyshohej se kishte goditur me mjet prerws partneren e tij, por u deklarua i pafajshëm për shkak të paaftësisë mendore.

 


Shtuar 26.12.2023 12:00