Ekzekutuan muratorin shqiptar me 3 plumba dhe e lanë mes rrugës, arrestohen dy vrasësit italianë

Kanë rënë në pranga dy vrasësit e shqiptarit Avenir Hysaj, muratorit shqiptar, 34-vjeçar i cili u gjet i vdekur më 19 mars në një zonë të paaritshme në Pocapaglia.

Dy të arrestuarit italianë, Nicholas Luppino, 35 vjeç dhe Daniele Savoia, 23 vjeç akuzohen për vrasje dhe janë banorë të zonës së Braidese.

Hysaj ishte zhdukur të Dielën e 21 Shkurt, ku ishte babai i tij i cili ngriti alarmin për zhdukjen e të birit. Më pas e gjithë familja bëri apel për kërkime dhe në programin televiziv «Chi l’ha visto».

Sipas mediave italiane, Hysaj u gjet i vdekur pas disa javësh. Autopsia zbuloi se burri ishte vrarë me tre të shtëna në kokë. /albeu.com/

 


Shtuar 30.06.2021 09:50