Shqiptari Artur Tushi, me dokumente ekuadoriane, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në El Poblado, Kolumbi.
Nga të shtënat me armë u plagos një grua e moshuar, ndërsa vrasësi i dyshuar u arrestua.
Raportohet se autori i është afruar 44-vjeçarit Artur Tushi me motoçikletë dhe pasi kanë shkëmbyer fjalë e ka qëlluar për vdekje.
“Dyshohet se kërkuan vetëm emrin e personit dhe, kur e konfirmuan, kryen aktin”, tha një dëshmitar.
Një grua 77-vjeçare gjithashtu u plagos nga të shtënat dhe u dërgua në spital.
Pamjet e kamerave të sigurisë çuan policinë drejt autorit të dyshuar, një shtetas venezuelian, i cili u kap në lagjen Mirador të komunës së Bellos.