Ekzekutohet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua nga i dashuri i ish-partneres së tij (EMRI)

Një 30-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Olmo të Italisë. Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, i cili u qëllua disa herë teksa po qëndronte në këmbë pranë një restoranti.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një krim pasioni. Viktima, pasi kishte mbaruar punën, ishte ndalur për të folur me ish të dashurën e tij, një rumune, pranë kryqëzimit të rrugëve Olmo.

Në atë moment ka mbërritur partneri aktual i rumues, dhe duke i parë së bashku, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë ndaj tij. Autori u vu në pranga nga policia pasi u largua nga vendi i ngjarjes dhe tentoi të arratisej.


Shtuar 21.03.2026 11:23