Ekzekutohet me armë brenda makinës shqiptari në Kanada (EMRI)

Mesnatën e 13 shtatorit, shtetasi shqiptar Paulin Harusha, 43-vjeç,  është ekzekutuar me armë zjarri në Toronto, Kanada. Sipas policisë, ai u qëllua me armë në afërsi të një qendre tregtare.

Harusha u gjet i pajetë brenda një automjeti, sipas një deklarate nga policia.

Policia thotë se të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes me një “SUV me ngjyrë të çelët” përpara se të mbërrinin oficerët.

Në një konferencë për shtyp të dielën, inspektori Jonathan Rose i Shërbimit Policor të Torontos tha se motivi është ende i panjohur.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa policia i kërkon qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë me autoritetet.


Shtuar 16.09.2025 11:02