Gazetarja Klodiana Lala ka folur për vrasjet e fundit që kanë tronditur Shqipërinë.
Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se dy vrasjet në Vlorë dhe Elbasan, kanë sfond mafioz dhe se atentati i Vlorës, ku mbeti i vrarë Bledar Bircaj, mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë.
PJESË NGA BISEDA:
Klodiana Lala: Sigurisht që janë vrasje mafioze, ka organizim shumë të detajuar. Mbajnë armë të kalibrit të lartë. Kanë përçuar mesazhe në mënyrën si u krye atentati në Vlorë. Po t’i shohësh mënyrën si qëllojnë diagonalisht dhe nuk vrasin askënd përvec shënjestrës. Ata që kanë kryer vrasjet janë njohës shumë të mirë të zonës. Është mesazh, sepse është zgjedhur ora 13:00 dhe një vend shumë i frekuentuar. Aty ka një polic të shtrirë dhe shënjestra do të ulte shpejtësisë. Grupi tjetër i intersuar për ta ekzekutuar ka vepruar me shpejtësi, e kanë vëzhguar për 3 jave, formë shumë e lartë e organizimit.
Artur Zheji: Sa kushton ky operacion? Janë vrasës me pagesë?
Klodiana Lala: Policia ka dyshime se mund të kenë vepruar për inters, në këmbim të parave. Nuk është djegur automjeti, pra ata kanë qenë të bindur se ku do ta se dhkatërronin. Ka ofiçina të specializuara për këtë cështje. Pista kryesore është ajo e drogave të forta. Ngjarja e Elbasnit, nuk është surprizë. Elbasani ka shënuar vrasje të një kalibri të lartë. Autorët e dyshuar kanë zjedhur një vend që nuk lë asnjë gjurmë për policinë. /tpz.al