Një atentat ndodhi mbrëmjen e djeshme ku kanë mbetur të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata në Fushë-Krujë me breshëri prej të paktën 60 plumbash.
Automjeti ka marrë flakë nga plumbat e shumtë duke bërë që dy viktimat të digjen brenda makinës.
Disa detaje ka dhënë edhe profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Radari Informativ” në ABC.
Sipas ekspertit, gjurmët që lanë autorët shërbejnë edhe për të kuptuar se për cilat grupe kriminale bëhet fjalë pasi profilet policia i disponon.
Gjithashtu Karamuço ka theksuar se policia italiane ka shtuar alarmin për vrasësit me pagesë që janë nga Shqipëria.
“Marrin porosinë, kryejnë detyrën e largohen. Ky është një problem i brendshëm që po e eksportojmë. E kemi logjistikën publike që një njeri i zakonshëm të stërvitet. Ka shumë profesionistë…janë trajnuar edhe nga mafia ruse. Krimi i organizuar këtu është në gjeneratën e tretë.”
Ervin Karamuço thotë se nuk duket si tipologji profesionistësh atentati që ndodhi mesditën e djeshme pasi rrezikuan shumë që të arrestoheshin në flagrancë.
Por si ia arrijnë autorët që gjithmonë të largohen pasi kanë kryer ekzekutime të tilla?
Ekspert i Kriminialistikës thotë se policia ka investuar në 10 automjete me radarë rrugor, por sistemi nuk është vënë në punë siç duhet.
“10 makina me radarë rrugorë, por s’janë vetëm për gjoba, janë edhe për të identifikuar edhe targat e vjedhura. Nëse do të ishin ata radarë do të ishte ishin identifikuar targat. Nuk e di pse s’i kanë vënë në funksion. Për këtë sistem është investuar dhe nuk është vënë në punë. Pritej të parandalonte shumë ngjarje kriminale.”/albeu.com