Ekzekutimi i Martin Bardhit, gazetari bën deklaratën e fortë: Do trazohen ujrat, do ketë dhe viktima të tjera

Në rubrikën “Opinion” u diskutua për vrasjen në mes të ditës në Rrëshen dje, ku mbeti i vrarë 59-vjeçari, Martin Marku Bardhi, ndërsa mbetën të plagosur tre presona të tjerë.

Gazetari Igli Çelmeta bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se vrasja në mes të ditës në Rrëshen do të trazojë ujërat dhe se mund të sjellë viktima të tjera.

Ndërsa, ish-drejtuesi i Policisë, Mit’hat Havari e krahasoi vrasjen në Rrëshen me ngjarjen që ndodhinë Krujë mes fisit Rraja dhe Maja. Sakaq ai tha se nuk funksionin shteti dhe policia.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Havari: Ngjarja është e ngjashme në Krujë, me fisin Rraja. Vetëm në Tiranë ka një ndryshim e ndërsa në rrethe ka probleme. Atje s’guxojnë të ndalojnë për kontroll rutinë. Nuk çuditem që bënë atë që bën. Konflikti dihet, pasi ka dhe të plagosur të cilët mund të dëshmojnë. Unë e them hapur që nuk funksionon shteti dhe policia. Në Francë dhe Itali nuk bëhet fjalë për vrasje një herë në dy tre ditë, ndryshe nga këtu. Këtu ka probleme të thella.

Çelmeta: Ngjarja dje ka ndodhur në lokalin e viktimës, i cili ka qenë duke pirë kafe me tre persona të tjerë që mbetën të plagosur. Dyshohet se kanë qenë dy autorë. Ngjarja është e rëndë pasi ka ndodhur në mes të ditës. Njërit prej të plagosurve iu është dashur të presë dorën për shkak se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Vrasja në mes të ditës në Rrëshen do të trazojë ujërat, mund të sjellë vrasje të tjera më të rënda.


Shtuar 27.09.2023 16:35