Ekzekutimi i Lekstakajt në Lezhë, Elezi: Dyshojmë për hakmarrje

Drejtori i Policisë së Lezhës, Alfred Elezi është shprehur për mediat se dyshohet se ngjarja ku mbeti i vrarë shtetasi Nikolin Marku Lestakaj është pasojë e një gjakmarrje mes dy fiseve në Lezhë.

Më tej drejtuesi i uniformave blu dhe detajet se kur është njoftuar policia për ngjarjen dhe punën që po bëhet nga grupi hetimor për të bërë zbardhjen sa më të shpejtë të saj.

Në orë 18.30 kemi marrë një njoftim se në fshatin Balldre pranë një supermarketi është vrarë me armë zjarri Nikolin Marku Lestakaj. Polica menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po bën të mundur dokumentimet e duhura.

Dyshojmë për nj pistë hakmarrje por jemi akoma në fazën e parë të hetimeve deri tani dhe nuk mund të dalim më një konkluzion të qartë” u shpreh Elezi.


Shtuar 19.07.2023 19:59