Ekzekutimi i “Kumbarit” në Shkodër, çfarë u gjet në makinën e djegur (VIDEO+FOTO)

Një makinë është gjetur duke u djegur pranë vendit ku ka ndodhur vrasja në Shkodër.

Mësohet se mjeti dyshohet se u përket autorëve, të cilët e kanë djegur pas krimit të kryer. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Viktima është Bardhok Pllanaj, i njohur si “Kumbari i Shkodrës”. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.

Bardhok Planaj, është një prej personazheve më të komentuar të ‘botës së krimit’. Emri i tij është përmendur si një prej të dyshuarve kryesore për sulmin me armë zjarri ndaj lokalit në pronësi të efektivit të forcave “Shqiponja”, Albert Pjetri.

Planaj ishte në qendër të ciklonit politik në Shqipëri pasi opozita akuzoi mazhorancën se ai ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, ndërkohë që policia e kërkonte si të dyshuarin kryesor për transport droge drejt Italisë në operacionin që mori emrin “Laguna e Vilunit”. Bardhok Planaj u arrestua më 4 dhjetor të 2018-ës për t’u liruar më pas nga Gjykata me arsyetimin se kishte probleme me zemrën. Planaj u lirua me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, masë të cilën e theu pasi u kap në Lushnje.


Shtuar 4.04.2021 22:43