Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e biznesmenti Ardian Nikulaj në Shëngjin ditën e djeshme.
Mësohet se biznesmeni është mbajtur nën vëzhgim për dy javët e fundit nga dy persona, ndërkohë që ka dyshime se një nga informatorët mund të ketë qenë një person i afërt me të, për shkak të rrugës së ndjekur nga ekzekutori i cili është futur nga pjesa e pasme e lokalit dhe ka pasur dijeni për vendndodhjen e saktë të Nikulajt.
Kujtojmë që në momentin e ngjarjes në lokal ishte vjehrri i viktimës, një kamerier dhe një roje sigurie që shoqëronte viktimën.
Personat në fjalë kanë dhënë dëshminë e tyre, nga e cila nuk ka dalë asnjë e dhënë që mund të ndihmojë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.