Eksporti i drithërave, Ukraina mund të eksportojë 3 milion tonë nga portet e saj në shtator

Pas eksportit të fundit të drithërave ukrainase, tashmë po bisedohet për tre milion tonë drithëra nga portet e saj në shtator tha të martën zëvendësministri i Infrastrukturës në Ukrainë, Yuriy Vaskov.

Ai tha se Ukraina ka pranuar aplikime për 30 anije që do të eksportonin drithëra në dy javët e ardhshme.

Moska dhe Kievi arritën marrëveshje muajin e kaluar për rikthimin e eksporteve të drithërave.

Marrëveshja u arrit nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së dhe kishte synim zhbllokimin e tri porteve ukrainase, që ishin bllokuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, shkruan REL.

Marrëveshja kërkon që një ekip ndërkombëtar, i përbërë nga zyrtarë nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina të mbikëqyrin inspektimet dhe kalimin e anijeve nëpër Bosfor.

Javën e kaluar numri i i përgjithshëm të anijeve që transportojnë drithëra ukrainase kishte shkuar në 16./albeu.com