Eksporti i drithërave dhe siguria bërthamore, shefi i OKB-së mbërrin në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka mbërritur në Ukrainë për të biseduar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, shkruan The Guardian.

Udhëheqësit do të shqyrtojnë marrëveshjen e eksportit të grurit të mbështetur nga OKB-ja dhe do të diskutojnë “nevojen për një zgjidhje politike të këtij konflikti” si dhe situatën në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia në Lviv në Ukrainën perëndimore.

Të premten, Guterres do të vizitojë portin e Odesës në Detin e Zi, ku kanë rifilluar eksportet e drithit.

Të shtunën, zyrtari i lartë i OKB-së do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit në Stamboll, e cila përbëhet nga ruse, ukrainas, turq dhe zyrtarë të OKB-së  që mbikëqyrin eksportet e drithit dhe plehrave të Ukrainës në Detin e Zi.