Eksporti i drithërave dhe siguria bërthamore, shefi i OKB-së do të vizitojë Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të udhëtojë në Ukrainë për të takuar presidentin Volodymyr Zelenskiy dhe presidentin turk, Tayyip Erdogan, të enjten, shkruan The Guardian.

Udhëheqësit do të shqyrtojnë marrëveshjen e eksportit të grurit të mbështetur nga OKB-ja dhe do të diskutojnë “nevojen për një zgjidhje politike të këtij konflikti” si dhe situatën në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia në Lviv në Ukrainën perëndimore.

Të premten, Guterres do të vizitojë portin e Odesës në Detin e Zi, ku kanë rifilluar eksportet e drithit.

Të shtunën, zyrtari i lartë i OKB-së do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit në Stamboll, e cila përbëhet nga ruse, ukrainas, turq dhe nga zyrtarë të OKB-së që mbikëqyrin eksportet e drithit dhe plehrave të Ukrainës në Detin e Zi.