Atentatet në vend po ngrenë një shqetësim të madh për sigurinë publike dhe rendin në vend.
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, u shpreh se atentatorët mund të jenë persona që kanë shërbyer më herët në struktura të ndryshme policore.
Komentet Softa i bëri teksa foli për Fax News lidhur me atentatet e mirëorganizuara në vend, autorët e të cilëve nuk janë zbuluar ende.
Sipas tij, këto grupe janë të afta të kryejnë edhe akte terroriste nëse paguhen.
“Personalisht nuk mund të stërvitesh, si në rastin e zbërthimeve të armës dhe mënyrave të ekzekutimit, etj etj. Pra kjo tregon se këta e njohin mirë artin luftarak dhe mund të përgatiten nëpër poligone dhe nëpër zone të caktuar. Edhe poligonet duhet të kontrollohen, të dihet pse persona të caktuar shkojnë aty. Duhet të ketë një kontroll më të detajuar nga policia e shtetit.
Mund të jenë edhe persona që kanë shërbyer më herët në struktura të ndryshme. Ose janë organizatorë të sulmit, ose janë vetë që i përdorin këto armë. Pagesa të tilla për vrasje, janë kthyer në një biznes të madh.
Nëse këta grupe kriminale nesër përdoren nga grupe terroriste, mos harrojmë se shërbimi informativ ka dhënë disa herë infomracione se brenda burgjeve kishte rritje të tendencës së krimeve terroriste. Pra Shqipëria mbetet brenda hartës së rrezikut, ku këto grupe të gatshme janë të aftë të kryejnë edhe akte terroriste nëse paguhen. Fati dhe rastësia ka ndihmuar që mos të vriten njerëz të tjerë në atentate të tilla”, u shpreh Softa./albeu.com/