Ushqimi i duhur u siguron atyre proteina, vitamina dhe minerale që janë të nevojshme për zhvillimin e kockave, muskujve, organeve dhe indeve të shëndetshme.
Fëmijët janë zakonisht më aktivë se të rriturit dhe kanë nevojë për energji për të plotësuar nevojat e tyre për aktivitet fizik dhe lojë.
“Mbusheni gjysmën e pjatës me fruta dhe perime shumëngjyrëshe dhe gjysmën tjetër ndajeni në mënyrë të barabartë mes drithërave dhe proteinave të shëndetshme”, këshillojnë ata.
Sa më shumë perime dhe fruta, aq më mirë
Ekspertët këshillojnë që fëmijët të konsumojnë lloje dhe ngjyra të ndryshme perimesh në mënyrë që të mbushin trupin me lëndë ushqyese të përshtatshme. Ata sugjerojnë perime me gjethe jeshile dhe ato jo niseshte. Gjithashtu, kur bëhet fjalë për frutat, ata vërejnë se është më mirë që të jenë fruta të plota, dhe jo lëngje frutash, marrja e të cilave duhet të kufizohet në një gotë të vogël në ditë.
Reduktoni marrjen e drithërave të përpunuara
Kur bëhet fjalë për drithërat, ato duhet të përbëjnë 30 për qind të dietës. Rekomandohet gruri i plotë, orizi kaf dhe quinoa, në vend të varieteteve të përpunuara si orizi i bardhë, buka dhe makaronat.
Proteinat janë shumë të rëndësishme
Ekspertët vërejnë se fëmijët duhet të marrin proteina nga burimet bimore dhe shtazore. Prindërve u sugjerohet që fëmijëve t’u shërbejnë bizele, arra, fara, peshk, vezë dhe mish shpendësh, ndërsa konsumimi i mishit të kuq dhe të përpunuar duhet të reduktohet.