“Eida” e Frident Kuqit furnizonte skafet me karburant pa faturë, kapet boti me 6 mijë litra benzinë

Policia e Vlorës ka kapur në portin e Himarës një autobot me 6 mijë litra benzinë, e cila furnizonte me karburant mjete të ndryshme lundruese, pa përdorur kasë fiskale.

“Pas marrjes së informacioneve, se në portin e Himarës, një subjekt për shitjen e hidrokarbureve po kryente veprimtari të paligjshme, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në këtë subjekt. Gjatë kontrollit, u konstatua se përfaqësuesit e këtij subjekti po ju shisnin pronarëve/përdoruesve të mjeteve lundruese që ndodheshin në këtë port, rreth 6000 litra benzinë, me autobot, pa pajisje fiskale automatike, në kundërshtim me ligjin për fiskalizimin.” – thuhet në njoftimin e bluve të qytetit bregdetar.

Burime për mediat bëjnë me dije se autoboti me 6 mijë litra benzinë i përkiste kompanisë “, e njohur me emrin tregëtar si ”Eida”, e cila është ndër kompanitë më të mëdhatë në fushën e tregtimit të karburanteve në Shqipëri. Kjo kompani është në pronësi të biznesmenit Firident Kuqi, i cili është një emër i njohur për publikun dhe drejtësinë shqiptare.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit të sotëm në Himarë, blutë e Vlorës kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë administratorin dhe menaxherin e karburantit “Eida”. Më konkretisht shtetasit S. K., 40 vjeç, banues në Krujë, administrator i karburantit dhe M. R., 51 vjeç, banues në Himarë, menaxher i karburantit, në Himarë.


Shtuar 18.06.2025 19:24

Tags: ,