Egnatia i afrohet historisë në Itali, Inter kthen ndeshjen mes shumë vuajtjeve

KF Egnatia nga Rrogozhina ka arritur që t’i shkaktojë kokëçarje të mëdha Interit, të cilët mezi e mundën atë në pjesën e dytë

KF Egnatia nga Rrogozhina është treguar copë e fortë për nënkampionin e Europës dhe Italisë, Interin, në një miqësore që Interi mezi ngadhnjeu në fund.

Të lidhura

None found

Madje, Egnatia arriti që të kalojë në epërsi të parët me anë të Dwamena që në minutën e gjashtë të ndeshjes. Skuadra nga Rrogozhina e Shqipërisë arriti që ta ruajë epërsinë në tërë pjesën e parë derisa në pjesën e dytë është zgjuar Interi.

Fillimisht rezultatin e barazoi Interi ku pas një krosimi të Bastonit në zonë u gjend mirë Barella që barazoi shifrat për Zikaltërit në minutën e 55.

Megjithatë Egnatia përsëri kaloi në epërsi ku në minutën e 68-të nga penalltia shënoi “Panenka” Fernando.

Megjithatë, Interi u zgjua në minutat e fundit dhe riktheu rezultatin në të mirë të tyre duke shënuar tre gola në fund të ndeshjes.

Lautaro Martinez barazoi rezultatin në minutën e 80 kurse katër minuta më vonë Lautaro do të shënonte në fund.

Krejt në fund në listën e golashënuesve hyri edhe Stabile që shënoi gol në minutën e 90.

Kjo është ndeshja e fundit parapërgaditore e Interit, derisa ata pritet që ta fillojnë sezonin e ri në Serie A të shtunën ku në San Siro presin skuadrën e Monzas.


Shtuar 13.08.2023 22:04

Tags: ,