Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Një punonjës policia ka pëpalsur me makinën e tij private një fëmijë 3 vjeç. I mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com