Tema më e diskutuar e ditëve të fundit, ka qenë mbyllja e rrjetit social TikTok. Të ndarë në mendime, nëse duhet të mbyllet apo jo, sociologët kanë nisur të japin udhëzimet e para.
Ata rekomandojnë prindërit dhe fëmijët, që një vit pushim nga rrjeti social ta shfrytëzojnë për t’u kujdesur për shëndetin mendor të fëmijëve, të dëmtuar pikërisht nga këto rrjete sociale.
“Mendoj që fëmijët me shumë sesa t’u thuash mësojnë nga ato që shohin. Kur prindi vetë është mjaft i vendosur në të qëndruarit sa më pak më rrjetet sociale, e ndihmon fëmijën, është model më i mirë”, shprehet Entela Binjaku.
Sipas një raporti nga Kepios, që merret me studimin e rrjeteve online, në Shqipëri, TikTok ka mbi 1.5 milionë përdorues, dhe 35% e përdoruesve janë mes moshës 12-25-vjeç, duke e bërë këtë grup moshe dominues në përdorimin e platformës.
Mbyllja e këtyre rrjeteve për sociologët, do të ndikojnë në gjendjen e tyre emocionale.
“Tek ata shfaqet nervozizmi, bëhen agresiv dhe kërkojnë që të krijojë të njëjtën gjendje të mirë. Shumë fëmijë do të vihen në kërkim të një platforme tjetër që do jetë po aq tërheqëse. Ndjekja e kurseve të ndryshme, aktivitet në natyrë, do të ndihmojnë që fëmijët të kenë një jetë më të shëndetshme dhe të jenë me interaktivë me njëri-tjetrin ballë për ballë”, rekomandon sociologia.