Kryeministri Edi Rama, theksoi se qeveria e tij mund të ketë shumë të meta dhe ka bërë plot gabime, por shtoi se “as përballë, as përreth, as mbrapa nesh nuk bën dot assesi atë që ne bëjmë dhe mund të bëjmë”.
Kreu i qeverisë shtoi se PS do të fitojë zgjedhje, por theksoi se kërkon një shumicë më e madhe se çdo herë tjetër.
Edi Rama: Qeveria mund të ketë shumë të meta, mund të ketë bërë plotë gabim, por askush tjetër, as përballë, as përreth, as mbrapa nesh nuk bën dot assesi atë që ne bëjmë dhe mund të bëjmë. Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundje më 11 Maj, Nuk para shoh ndryshim të maxhorancës, do ta fitojë shumicën, por çështja është cili do të jetë mesazhi që populli shqiptar do ti japë BE.
Duhet një shumicë më e madhe se çdo herë tjetër për PS, është kaq e thjeshtë, kjo nuk ka lidhje me fanellën apo me faktin që ne rrezikojmë të humbasim zgjedhjet. Kjo nuk ndodh, sepse shqiptarët janë të mençur dhe kanë nuhatje për politikë.